Një talent shqiptar blihet nga skuadra kampione e Italisë Juventus. Mediat italiane në ditën e fundit të merkatos verore raportuan se sulmuesi Andi Zeqiri i datëlindjes 1999, është transferuar te bardhezinjtë, me kampionët në fuqi të Serisë A, që do të të kenë të drejtën e blerjes nëse binden për aftësitë e tij. Zeqiri është një futbollist me origjinë shqiptare i formuar te Laussane, skuadër që e ka grumbulluar në ekipin e parë në moshën 15-vjeçare, ndërsa në Itali fillimisht do të jetë pjesë e ekipit të të rinjve të Juventusit. Gjatë sezonit 2014 – 2015 Zeqiri është aktivizuar në 3 ndeshje në Challenge Legaue, ndërsa sezonin pasardhës në 14 takime, madje duke shënuar 2 gola. Që nga viti 2015 Andi Zeqiri është grumbulluar me përfaqësueset e moshave të Zvicrës, pikërisht me U-17 dhe U-19, ku në 9 ndeshje ka mundur të shënojë 3 gola.
Andi Zeqiri, talenti shqiptar te Juventusi
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Duhet ta ndalin atë luftë idiote”, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë
Gjermania miraton 800 milionë euro armë për Izraelin
95 ditë protestë, qytetarët vijojnë marshim në kryeqytet
Aktmarrëveshjet e 2026, OSHEE: Përfitojnë reduktim të kamatëvonesës 68.8% të klientëve debitorë





