Dy shqiptarë 24 dhe 29 vjeç janë arrestuar në Itali, për trafikim kokainë në fshatin Limito.

Mediat italiane bëjnë me dije se të arrestuarit Damiano Maiolo dhe Tritan Leika, ishin pjesë e rrjetit kriminal “Ndragheta”, organizatës që i ka rrënjët në Pioltello. Leika thuhet se kishte edhe 10 muaj e 28 ditë burg të pashlyer, për trafikim droge.

Policia ka kontrolluar shtëpitë e tyre me qen antidrogë, ku u gjetën 10 mijë e 500 euro para cash dhe 130 gramë kokainë të paketuar në doza gati për shitje. Në shtëpitë e tyre u gjetën edhe mjete për përgatitjen e dozave të kokainës dhe objekte të vjedhura.

Ky hetim filloi përpara dhjetorit 2022 dhe çoi në pranga dhjetëra persona, anëtarë të këtij rrjeti kriminal.

Gjithashtu u arrestua një person tjetër i lidhur me Cosa Nostra nga Enna dhe u zbulua një përpjekje e bandës për të ndikuar në zgjedhjet komunale, fatmirësisht pa sukses.