Angelina Jolie ka kërkuar ndihmën e shokut të saj të vjetër Johnny Deep, për ta mbështetur pas ndarjes nga Bred Pitt, bën të ditur “The Sun”.

Aktorja e ka diskutuar martesën e saj të shkatërruar me yllin e filmit “Pirati i Karaibeve”, dhe madje ka punësuar edhe avokaten e këtij të fundit. Do të jetë Laura Wasser ajo që do ta përfaqësojë aktoren në gjyqin e divorcit.

Për shumë vite, Angelina dhe Johnny kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë, ndërsa ata punuan së bashku për filmin “Turisti”. Ata kanë qenë në kontakt të afërt me njëri-tjetrin dhe kanë komunikuar vazhdimisht gjatë ndarjes së Johnny-t nga Amber Heard.