Anglia stratosferike, Senegali bëhet viktima e radhës së “Tre luanëve” që jnuk e diskutojnë për asnjë moment kalimin në fazën çerekfinale të Kupës së Botës ku do të ndeshen në një klasike të vërtetë europiane me Francën.

3-0 fitoi skuadra e Gareth Southgate ndaj një kundërshtari që në letër konsiderohej më i vështirë por pas minutës së 30 në fushën e lojës foli ekipi që kishte më shumë cilësi. Shpejtësi, aksione të paaparashikueshme dhe një skuadër e formatuar mirë, e kujdesshme në çdo prekje.

Jude Bellingham në sulm frymëzoi skuadrën ishullore që kaloi në avantazh me Henderson dhe më pas gjithçka ishte histori. Pjesa e parë e kompletoi rritjen e Anglisë me një gol të Kane ndërsa talenti i Arsenalit, Saka shtangu sërish Senegalin me një gol të shkatërroi përfundmisht ëndrrën e skuadrës së Aliou Cisse.

Kampionët e Afrikës i japin lamtumirën Kupës së Botës ndërsa tashmë për Anglinë vjen testi i parë i vërtetë, kampionët e botës. Kundër Francës do të luhet në datën 10 dhjetor ora 20:00 në Al Bayt Stadium.