Në Portin e Shëngjinit ka mbërritur mjeti detar italian “Guardia Costiera”, duke sjellë një tjetër grup emigrantësh në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë.
Sipas burimeve zyrtare, emigrantët do të sistemohen në qendrën e përkohshme në Gjadër, ku do të qëndrojnë deri në përfundimin e procedurave përkatëse ligjore.
Aktualisht, po vijojnë proceset e identifikimit dhe kontrollit shëndetësor të tyre, të cilat kryhen nën masa të rrepta sigurie. Kjo është një nga disa mbërritje të planifikuara në kuadër të menaxhimit të përbashkët të fluksit migrator.