Andrea Anjeli ishte ai që e largoi, ndonëse miqësia e tyre nuk u thye kurrë, përkundrazi u forcua dhe erdhi ribashkimi pas dy vitesh mungesë. Presidenti vendosi që ta rikthejë sërish Masimiliano Alegrin te Juventusi. Por ndonëse gjatë konferencës së djeshme të përbashkët dikush u mundua që ta thumbonte, Anjeli ishte tepër i prerë në reagimin e tij.

“Të ndalem dhe të zgjatem në prezantimin e Alegrit besoj se është e kotë edhe për të gjithë ju, duke qenë se jemi shumë të informuar mbi palmaresin e karrierës së tij. Te Juventusi Maks ka dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm, shkroi pjesën e tij të artë të historisë në këtë klub me trofetë e arkitektura prej tij.

Në dy vitet e fundit së bashku kemi pasur shumë takime, kemi shkëmbyer mjaft opinione të ndryshme edhe se si mund të kishte qenë Juventusi i tij i radhës, në rast se rrugët tona do të ishin bashkuar sërish. Dhe je ku jemi, sërish përkrah njëri-tjetrit, për të nisur së punuari sërish për të mirën e Juventusit.

E di që të mendosh se suksesi është i garantuar me Alegrin do të ishte një gabim i madh që në start për të gjithë ne. Por në të njëjtën kohë dua t’i përgjigjem edhe dikujt që pëshpëriste se kjo zgjedhje ishte vetëm si rrjedhojë e miqësisë sonë. Po, unë jam mik dhe do të mbetem përjetë i tillë me Masimilianon.

Por nëse Alegri është rikthyer sërish te Juventusi pas dy vitesh mungesë, kjo është vetëm sepse ky person është një fitues, një njeri i denjë për të punuar te Juventusi dhe vetëm kaq.

Ndaj, jam dhe besoj se edhe tifozët dhe lojtarët janë të lumtur që rikthejmë në klub një trajner të madh dhe fitues, – u shpreh Anjeli, i cili teksa u pyet se edhe Kielini do të jetë pjesë e Juves së sezonit të ardhshëm, pas përfundimit të kontratës siguroi.

Me Xhorxhon fola të hënën, sepse më dukej absurde që të kontaktoja dhe t’i shqetësoja pushimet atij, pas një arritjeje madhështore në Europian, vetëm për të vënë një firmë e cila nuk diskutohej.Prandaj rrini të qetë, Xhorxho Kielini ishte dhe do të jetë kapiteni ynë. Rinovimi i kontratës do të jetë një formalitet”.