TIRANE, 28 prill 2013– Këngëtarja, Anjeza Shahini pritet të nisë në fillim të muajit maj një punë të re.
Përfaqësuesja e parë e Shqipërisë në Eurovizion është emëruar specialiste në drejtorinë e Librit, në Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve.
Anjeza u emërua në këtë pozicion vetëm pak ditë më parë pasi u shpall fituese e një konkursi që ky institucion kishte zhvilluar.





