Legjenda braziliane, Romario është operuar me urgjencë. Ish-sulmuesi dhe njëkohësisht ish-kampioni i Botës me Brazilin në vitin 1994 i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale me urgjencë për të hequr fshikzën e tëmthit.

55-vjeçari Romario është shtruar në spitalin “Copa Star” në Kopa Kabana dhe do të qendrojë nën survejimin e mjekëve edhe për orët e ardhshme. Romario gjatë karrierës së tij është aktivizuar me disa skuadra të njohura europiane si Barcelona, Valencia, PSV.

Ai gjithashtu ka arritur të shpallet 11 herë si golashënues në karrierën e tij dhe një herë si lojtari më i mirë i FIFA-s në vitin 1994. U shpall kampion i Spanjës, një herë me Barcelonën, tre herë kampion i Holandës me PSV-në dhe ka fituar gjithashtu dy herë Kupën e Amerikës me Seleçaon.