12 dhjetor 2014 – Nuk ankohet vetëm Leo Mesi për kontrollet antidoping. Në shtëpinë e Realit, “Valdebebas”, ditën e enjte kanë zbarkuar mjekët e UEFA-s për t’u ushtruar një kontroll antidoping 10 futbollistëve të kampionëve të Europës, përfshirë edhe Kristiano Ronaldon. Testet kanë përfshirë analizën e gjakut dhe urinës.
Skuadra e Ançelotit u ishte nënshtruar kontrolleve të UEFA-s për herë të fundit një ditë përpara finales së Superkupës së Europës ndaj Seviljes në Kardif. Por kjo e djeshmja ishte një vizitë e papritur për 10 herë kampionët e kontinentit, kur janë shfaqur mjekët me provëzat në dorë menjëherë pas seancës stërvitore.





