Renato Arapi, kapiteni i Teutës, e sheh barazimin ndaj Skënderbeut si të drejtë, por mendon se skuadra e tij mund të kishte marrë tre pikët nëse gjyqtari Kridens Meta do të kishte akorduar penallti në favor të Bregut.
Mbrojtësi tregoi se tashmë ekipi kishte ide të qartë se për çfarë luante këtë javë, për të ndalur marshimin e Tiranës.
“Në çdo fillim kampionati e rëndësishme është të marrim pikët. Nuk e nisëm si duhet por dëshirojmë që të ecim më mirë në vijim.Ne luajëm ndeshjen e kësaj jave me qëllimin që të mos lëmë Tiranën të bëjë shkëputje. E nisëm lojën mirë, patëm raste për ta dyfishuar rezultatin. Pësuam atë gol për mospërqendrim, pastaj në pjesën e dytë të them të drejtën kaluam në eufori.
Mund të na dënonte ai rast në fund I Skënderbeut. Ndaj përpos penalltisë, mendoj se ishte rezultat i drejtë.Do të thosha që përtej rasteve që humbëm, nëse do të jepej ai 11-metërsh, edhe rasti i fundit i Skënderbeut nuk do të krijohej, do të ndryshonte komplet rrjedha e lojës”, tha Arapi.





