Tiranë, 9 shtator 2014 – Ardian Civici ka dhënë dorëheqjen si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Civici i ka dërguar një letër Kuvendit, ku shpjegon arsyet e dorëheqjes së tij.

Ai thotë në letrën e tij se e jep dorëheqjen për t’i hapur rrugë ristrukturimit të Bankës së Shqipërisë.

Dorëheqja e Civicit vjen pas vjedhjes në BSH dhe arrestimit të guvernatorit Ardian Fullani.

Një ditë më parë Civici u mor në pyetje nga prokuroria për vjedhjen e ndodhur.

Përveç tij, edhe anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikqyrës kanë dhënë dëshmitë e tyre.

Nuk dihet nëse dorëheqja e Civicit do të pasohet edhe me dorëheqjen e anëtarëve të tjerë të Këshillit Mbikqyrës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/