Arinjtë janë zgjuar nga gjumi letargjik, ndërsa autoritetet në Japoni po përgatiten për një valë të re sulmesh. Vitin e kaluar janë regjistruar 238 sulme dhe 13 vdekje. Shumica e incidenteve ndodhën në gjashtë prefektura në verilindje të Japonisë.

Mediat shkruajnë se kafshët tani gjenden edhe në zonat urbane në pjesën verilindore të vendit, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar si nga banorët ashtu edhe nga turistët.

Në prefekturën Aomori, autoritetet lokale lëshuan një paralajmërim të veçantë për praninë e arinjve të zinj aziatikë, pasi pesë u panë në një periudhë 10-ditore. Megjithatë, banorët dhe autoritetet lokale shpresojnë se këtë vit problemi mund të mos jetë aq i rëndë.