Arkend Balla drejtori i Regjistrimeve dhe Teknologjisë së Informacionit në një intervistë për “Durrës Lajm” ka publikuar kuotat e lira sipas fakulteteve dhe çdo dege të universitetit “Aleksandër Moisiu”. Rreth 60% e të gjitha kuotave janë të lira, çka do të thotë se të gjthë maturantët që nuk kanë mundur dot të regjistrohen në degën e preferuar kanë mundësi ta bëjnë këtë në fazën e dytë. Faza e dytë e regjistrimit, nis më datë 23 Shtator e mbyllet në 30 shtator, duke ju lënë një javë kohë të gjithë maturantëve për regjistrim.
Arken Balla i bëri thirrje të gjithë maturantëve të nisin procedurat për regjistrim në fazën e dytë në universitetin e Durrësit, ku 1626 kuota janë të lira.
Përllogaritja e pikëve të maturantëve për herë të parë ka bërë që fitues në fazën e parë të mos rezultojnë nxënësit me notë të lartë mesatare, por njëkohësisht, numri i kuotave bosh të jetë sa 60% e totalit të numrit të përgjithshëm të pranimeve për vitin akademik 2016- 2017.
K.H.





