5 tetor 2014 – Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kërkon një tjetër fitore nga Kombëtarja në ndeshjen e 11 tetorit kundër Danimarkës në “Elbasan Arena”. Kreu i institucionit të futbollit theksoi se do të ketë një premio për lojtarët kuqezinj në rast të një fitoreje me Danimarkën. Mirëpo, për shifrën e shpërblimit ende nuk mund të thuhet gjë, teksa sipas Dukës më parë do të diskutohet me qeverinë shqiptare. Presidenti foli edhe për stadiumin e rindërtuar, por gjithashtu edhe për çmimet e biletave në ndeshjen e pare: “Tani ne duam tri pikët, sepse është normale që në çdo ndeshje të synohet fitorja. Por, e rëndësishme është të mos dalësh pa pikë. Çdo pikë është mbi zero dhe quhet rezultat pozitiv. Ne do ta bisedojmë këtë me qeverinë shqiptare dhe në rast të një rezultati pozitiv, do të vendosim premio për skuadrën. Nuk mund t’ju them një shifër, sepse më parë duhet ta bisedojmë këtë gjë edhe me qeverinë. Sa për biletat ato janë ndarë sipas niveleve, ndonëse në këtë stadium nga çdo kënd ndeshja duket njësoj. Pastaj bileta ndahet nga standardi dhe shërbime të ndryshme. Nuk më duket e shtrenjtë bileta 1 mijë lekë të rinj, për më tepër që rreth 50% e stadiumit është me këtë shifër. Pra, janë diku tek 5 mijë bileta. Tashmë gjithçka është gati. Sidoqoftë “Elbasan Arena” nuk do të jetë stadiumi më i madh në Shqipëri. Objektivi ynë primar është ndërtimi i stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, për të cilin vazhdon procesi përgatitor.
Armand Duka: Kërkojmë tri pikët me Danimarkën, fitorja do ketë premio
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Gërhitja e partnerit nuk është thjesht bezdi, mund t’ju dëmtojë seriozisht shëndetin. Ja çfarë thonë ekspertët
Ambasada e SHBA-së përkujton 25-vjetorin e sulmit terrorist: Nderojmë jetët e humbura dhe qëndrueshmërinë amerikane
Trump: Nuk pendohem për luftën kundër Iranit pavarësisht ndikimit që mund të ketë në zgjedhjet e mes mandatit
Presidenti Begaj përkujton 25-vjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit: Ideologjitë e urrejtjes sjellin pasoja të tmerrshme





