Armando Broja pritet të largohet përfundimisht nga klubi i Chelsea-t në dritaren e transferimit të verës.

Eksperti i mirënjohur i merkatos Fabrizio Romano, shkruan ekskluzivisht se plani është që Broja të ndaj rrugët me klubin këtë verë, pasi ai të kthehet nga huazimi te Fulham.

Në këtë rast Chelsea nuk do të pranoj më një huazim, por transferim të përhershëm, pasi kërkon të arkëtoj sa më shumë para.

Ndërkombëtari shqiptar sërish është në listën e disa klubeve në Evropë dhe Premier League, ndërsa e shohin atë si opsionin kryesor për merkaton e verës.

Ndërkohë gazetari i Chelsea News, Simon Phllips zbulon dy skuadra që interesohen për Armando Brojën:

“Do të ketë edhe klube të tjera që do të shfaqin interes, dhe në fakt më është thënë se ka një interes tjetër me siguri. Por dy klubet që janë të prirur për të nënshkruar me Brojën janë Brentford dhe Ipsëich Toën i sapo promovuar në Premier League”, shkroi ai.

Chelsea nuk do të shqetësohet shumë se në cilën rrugë do të shkojë Broja. Në këtë fazë, prioriteti i tyre është vetëm marrja e parave sa më shpejt të jetë e mundur.

Gjithsesi dy klubet vështirë se do të kenë buxhetin për oferta joshëse, por duhet të jenë në gjendje të mbledhin rreth 20 milionë sterlina që do të kërkojë Chelsea.

Ndërkohë portali pranë klubit të Chelsea-t, ka zbuluar se Mauricio Pochettino, ishte “i mërzitur” që Broja u huazua në janar, pasi kishte vetëm një alternativë në sulm.