Mikesha e zemrës e Armina Mevlanit, Borana Baçi, sot feston ditëlindjen dhe padyshim që Armina ka përgatitur një urim special për të.

“Një foto nuk është e mjaftueshme. Gëzuar ditëlindjen chiquitita ime edhe mbaj mend se unë nuk ekzistoj pa ty. Gjithë këto vite pranë njëra-tjetrës, shpresoj kështu të jemi gjatë gjithë jetës.”- ka shkruar Armina.

Përpos kësaj vajzat në këtë kolazh duken sa vogëlushe aq dhe zonjusha, ashtu si çdo histori shoqërie. Armina gjithashtu na ka zbuluar edhe këngën e shoqërisë së saj me Boranën. Ajo është Chiquitita e kënduar nga grupi Abba.