TIRANË, 4 prill 2013– Gjykata do të aplikojë për herë të parë masën e arrestit shtëpiak me çip elktronik. Pedagogu i arrestuar një ditë më parë, Eduart Isufi do të jetë i pari pjesë e programit të bashkëpunimit ndërinstitucional për metodat e reja të arrestit në shtëpi.

Seanca do të zhvillohet në Gjykatën e Tiranës, dhe një masë e tillë është kërkuar nga Prokuroria.

Isufi u arrestua një ditë më parë për korrupsion pasiv, pasi u merrte studentëve 20 mijë lekë të reja në këmbim të notës në provim.