Ervin Salianji ka reaguar pas arrestimit të biznesmenit Ergys Agasi, duke e cilësuar ngjarjen si një tjetër dëshmi të kapje të shtetit nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama.
Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji akuzon qeverinë dhe strukturat shtetërore se kanë vendosur në dispozicion të individëve të lidhur me pushtetin struktura të rëndësishme të sigurisë, policisë dhe shërbimeve shtetërore.
Sipas tij, hetimet e SPAK kanë nxjerrë në pah dyshime për ndikim në tendera me vlerë miliona euro, përdorim të grupeve kriminale për kërcënime dhe përfshirje të zyrtarëve shtetërorë në skema të lidhura me fondet publike.
“Elementet e zbuluara nga hetimet e SPAK flasin për influencë në tendera miliona euroshe, përdorim të grupeve kriminale për kërcënime dhe përdorim të zyrtarëve të shtetit për ndarjen e parave publike sikur të ishin prona të babait të tyre dhe jo pasuri e qytetarëve.
Edhe lëvizja e tij në mes të ditës, i lirë dhe i shoqëruar nga një ish-zyrtar i lartë i Policisë, i cili deri pak muaj më parë vendoste se kush do të drejtonte policinë, është një tjetër dëshmi e kapjes së shtetit.
Këta nuk janë njerëz të zgjedhur nga qytetarët por imponime të Edi Ramës. Janë produkti i një sistemi ku pushteti politik, paratë publike dhe strukturat shtetërore janë vënë në shërbim të interesave të një grushti njerëzish”, shkruan ish deputeti i PD.
Në fund, Salianji ndalet edhe tek protestat, që siç shprehet ai po rritet cdo dite me shume.
“Qytetarët! Protesta po rritet. Zemërimi po rritet. Zullumi po i mbyt e kur një pushtet fillon të mbytet nga zullumi që ka krijuar vetë, do të thotë se është në fund”, mbyll postimin e tij Salianji.
Ervin Salianji
Arrestimi i Ergys Agasit ishte një denoncim më vete për gjithçka është ekspozuar prej vitesh për qeverinë dhe për shtetin që ka ndërtuar Edi Rama.
Segmente të rëndësishme të qeverisë, strukturave të sigurisë kombëtare, policisë dhe shërbimeve shtetërore të vëna në dispozicion të një aventurieri, i cili, për shkak të lidhjeve me botën e krimit, ka fituar një pushtet që nuk ia ka dhënë askush me votë.
Elementet e zbuluara nga hetimet e SPAK flasin për influencë në tendera miliona euroshe, përdorim të grupeve kriminale për kërcënime dhe përdorim të zyrtarëve të shtetit për ndarjen e parave publike sikur të ishin prona të babait të tyre dhe jo pasuri e qytetarëve.
Edhe lëvizja e tij në mes të ditës, i lirë dhe i shoqëruar nga një ish-zyrtar i lartë i Policisë, i cili deri pak muaj më parë vendoste se kush do të drejtonte policinë, është një tjetër dëshmi e kapjes së shtetit.
Këta nuk janë njerëz të zgjedhur nga qytetarët por imponime të Edi Ramës. Janë produkti i një sistemi ku pushteti politik, paratë publike dhe strukturat shtetërore janë vënë në shërbim të interesave të një grushti njerëzish.
Hetimet penale duhet të shkojnë deri në fund dhe të nxjerrin përgjegjësit, kudo që të jenë dhe pavarësisht sa lart të çojnë gjurmët.
Por politikisht, rasti Agasi e ka ekspozuar qartë realitetin, Edi Rama ka autorizuar kapjen e shtetit nga njerëz pa mandat, pa përgjegjësi dhe me lidhje me botën kriminale vetëm për interesa personale qoftë të pérdorimit politik për vota apo përfitimeve financiare!
Por ka një gjë që nuk e kontrollojnë dot, Qytetarët! Protesta po rritet. Zemërimi po rritet. Zullumi po i mbyt e kur një pushtet fillon të mbytet nga zullumi që ka krijuar vetë, do të thotë se është në fund.
Janë në fund!





