Sekekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp. Blushi gjatë fjalës së tij, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, se nëse presidentit të PL-së, Ilir Metës i ndodh gjë në burg përgjegjësia është e tij. Ai e konsideroi këtë si një paralajmërim për Ramën.
“Kam një paralajmërim për Edi Ramën, nëse Ilir Metës i ndodh gjë brenda ambienteve ku është izoluar përgjegjësia do të jetë e tij personale. Jo vrimë miu, por as vrimë gjilpëre nuk do të gjejë”, tha Blushi.