Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi është shprehur se ish-presidenti Ilir Meta duhet të ishte me imunitet dhe të mbrohej nga Garda.

Përmes një konference për media nga selia e partisë, ai ngre akuza mbi gardën, teksa thotë se ka tradhtuar Metën.

Gjatë fjalës së tij, Blushi thotë se dënon këtë akt terrorist të kryer nga Altin Dumani.

“Artemis Peca dëshmitari okular i dhunës dhe aktit kriminal që narkodrejtësia e Altin Dumdumanit.

Dënojmë me ashpërsi këtë akt terrorist të konsumuar nga bin Laden në krye të SPAK ose Altin Dumdumani, që sot me kriminelët nën uniformë të narkopolicisë kryen një nga krimet më të pashembullta në republikën e Shqipërisë, duke rrëmbyer ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Kuvendit dhe ish-presidentin, Ilir Meta. Edhe pse me imunitet dhe nën mbrojtje nga garda, fatkeqësisht i tradhtuar edhe prej tyre, u rrëmbye nga kriminelët që i paralajmëroj që nga ky moment e kanë personale me qytetarët e ndershëm se kanë marrë përsipër një detyrë që vetëm kriminelë mund ta bëjnë”, shprehet Blushi.