ANGLI – Dy shqiptarë dhe një shtetas turk janë arrestuar në Angli për shpërndarje të lëndëve narkotike në Londër. 

Elidon Sadikaj 30-vjec, Klodian Canaj 34-vjec dhe shtetasi turk Ozkan Adem 57-vjec u arrestuan nga policia me gjysmë kilogram heroinë në një qese plastike e cila kapte një vlere prej 35 mijë paundesh. 

Sipas autoriteteve angleze të arrestuarit i përkisnin një bande shqiptaro-turke e cila ishte përgjegjëse për trafikimin e rreth 80 përqind të heroinës në rrugët së Londrës.