Policia e Kosovës ka arrestuar sot  6 zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Arrestimi i aktiviste të Lëvizjes Vetëvendosje dyshohet e ka të bëjë me aktet e fundit të dhunës që kanë ndodhur në vend, e që kanë kulmuar me hedhje të granatave mbi disa institucione si Kuvendi i Kosovës dhe Televizioni i Kosovës.

Dyshohet se në mesin e të arrestuarve është edhe Frashër Krasniqi, zëdhënës i Vetëvendosjes, raporton “lajmi.net”.

Në mesin e të arrestuarve, gjithashtu ka edhe të afërm të Visar Ymerit, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilëve u janë gjetur e konfiskuar edhe armë e municione.

Sidoqoftë pritet që më vonë të ketë më shumë informacione në lidhje me këtë aksion.