Dy punonjës të burgut të Fierit akuzohen se furnizonin të burgosurit me lëndë narkotike.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me IEVP-në Fier, bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

1. Ledio Pashaj, 21 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier.

2. Lusiano Rexha, 26 vjeç, banues në Cakran, Fier. (Të dy me detyrë punonjës policie në regjimin e brendshëm të burgut Fier).

“Arrestimi i tyre u bë pasi në bazë të informacioneve që disponoheshin, se këta punonjës fusnin lëndë narkotike brenda tek të dënuarit, më datën 20.09.2016, ora 14:15, gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtyre punonjësve, Nëninspektor Ledio Pashaj dhe Lusiano Rexha, në pjesën e fundshpinës i janë gjetur dy paketime të mbështjella me letër celefoni me lëndë narkotike kanabis sativa me peshë 11.1 gramë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Po kështu, nga kontrolli i banesës së shtetasit Lusiano Rexha janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 41 gramë kanabis.