Tre drejtues mjetesh janë arrestuar nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Policisë Durrës, pasi janë kapur në shkelje.

Të arrestuarit janë:

-M. B., 25 vjeç, banues në Xhafzotaj, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorin pa leje drejtimi dhe pa targë;

-B. M., 42 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

-T. B., 27 vjeç, banues në fshatin Rubjekë, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Ata akuzohen për veprën penale “Dejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një tjetër hajdut biçikletash. Shtetasi E. B., 29 vjeç, banues në Durrës, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur biçikletën e shtetasit E. G. Nga veprimet hetimore rezultoi se po ky hajdut, dy ditë më parë, i ka vjedhur biçikletat 3 shtetasve O. B., J. D. dhe E. I.

Javën e kaluar u zbulua dhe u arrestua hajduti 31-vjeçar që kishte bërë kërdinë me vjedhjen e biçikletave në lagjet e Durrësit, ku janë zbardhur të paktën 22 raste të kryera nga ai.