Zbulohet e arrestohet në flagrancë hajduti i biçikletave në Durrës, që bëri kërdinë gjatë 4 muajve të fundit në qytet.

Operacioni i koduar “Çiklisti”, ka zbardhur 21 dhe ka arrestuar 31-vjeçarin me precedent të mëparshëm penal, shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Durrës , i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas, më datë 04.06.2020, në lagjen nr. 1, Durrës, ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. D. dhe pas  ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u kap në flagrancë në lagjen nr. 17.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe 21 vjedhje të biçikletave gjatë muajve të fundit në Durrës, konkretisht:

21 vjedhjet

Gjatë muajit shkurt 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve E. L dhe E. V.;

Gjatë muajit mars 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit I. B.;

Gjatë muajit prill 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve D. Sh., M. Sh., R. S., S. H., H. C. dhe Z. A.;

Gjatë muajit maj 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve A. G., J. B, B. D., O. Gj., B. N., G. K., I. Xh., V. K., M. Xh., L. D., P. K.;

Më datë 03.06.2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit D. Q.;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.