Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh edhe kryeministër ka zbardhur diskutimet e mbledhjes me ministrat në Pogradec.
Rama tha se fokusi i drejtuesve politikë dhe ministrave duhet të jetë te shqetësimet e qytetarëve, ndërsa kërkoi një angazhim më të drejtpërdrejtë në ndjekjen e institucioneve në territor.
Kryeministri theksoi gjithashtu nevojën për një koordinim më të madh mes deputetëve dhe drejtuesve politikë, duke thene se analizimi i përbashkët i problematikave mund të sjellë ndryshim në mënyrën e funksionimit.
“Fiksimi jonë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari. Drejtuesve politike duhet ti japim fuqi që ta ndjekin territorin aty dhe ministrave duhet ti japim detyrimin që cdo muaj të ndjekin personalisht të gjithë drejtoritë dhe nëse është një grup deputetësh, që fokusohet bashkë dhe i marrin në analizë bashkë, atëherë ndryshon gjeja”, tha Rama.
Ndërkohë shumica e ministrave janë ndalur tek dokumenti “Besa”.
“Do ishte me vlerë të kishim edhe nga një njësi “Besa” në secilin ministri”, ka thënë ministri i Energjisë.
Ndërsa ministrja Mirela Kumbaro tha se “dokumenti Besa synon që të verë emra konkret për shqetësime që artikulohen në publik”.





