Arrestohet 56 vjeçari për armëmbajtje pa leje

Është arrestuar në flagrancë për mbajtje pa leje armësh luftarake e municionesh shtetasi Haki Duka. Mbrëmjen e së shtunës më datë 24 nëntor, ora 20.30, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë për veprën penale “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” shtetasit Haki  Duka, 56 vjeç, banues në fshatin Luz Krujë. Rreth orës 14.00 të po kësaj date, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e  provës materiale një armë zjarri, pushkë model 56, 19 copë fishekë model 56 si dhe një bajonetë, materiale këto, të cilat i mbante pa leje.

Arrestohen në flagrancë 3 persona për vjedhje

Ditën e shtunë me datë 24 nëntor është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i 2 shtetasve. Mesditën e së shtunës me datë 24nëntor, ora 12.00, u ndalua shtetasi në kërkim Gentjan Roçi, 34 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Rrethit Durres, me vendim penal me date 09.02.2011 e ka dënuar me 1 muaj e 24 ditë burg për veprën penale “Vjedhje”. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Ditën e dielë më datë 25 nëntor, ora 11.00, u ndalua shtetasi në kërkim Florian Kolaj, 21 vjeç, banues në Durrës, sepse me  vendim  penal të datës 28.04.2010,  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim”. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Mesditën e së dielës, me datë 25 nëntor, ora 15.30, u ndalua shtetësja në kërkim M.S, 15 vjeçe, banuese në Katund Sukth Durrës, pasi me vendim penal të datës 27.02.2012,  Gjykata e Rrethit  Durrës e ka dënuar me 2 muaj burgim për veprën penale të “Vjedhjes”. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Ndalohen nga Policia Kufitare 3 persona

Shërbimet e Policisë Kufitare në P.K.K. Durrës kanë identifikuar në tentativë për të hyrë, ose dalë nga territori 2 persona të kërkuar si dhe një shtetas që për të udhëtuar drejt Italisë përdorte dokumenta të falsifikuara.

Mëngjesin e së dielës, me datë 25 nëntor, rreth orës 09:30, nga shërbimet e DRKM Durres u bë i mundur kapja e shtetasit në kerkim Dashnor Jani,  27 vjeç,  banues në Maminas Durrës, i cili kthehej nga Italia me një nga tragetet e linjës Bari-Durrës. Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi Gjykata  e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendim penal të datës 07 nëntor e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Fallsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave“. Veprimet e mëtejshme proceduriale i kaluan Komisariatit të Policisë Durrës.

Mëngjesin e së hënës me  datë 26 nëntor, rreth orës 09:30, u be kapja e shtetasit në kërkim Dritan Karaboja, 35 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi Gjykata  e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendim penal të datës 10.01.2012  e ka dënuar atë me 8 muaj burg për veprën penale “Fallsifikimi i vulave, stampave, ose i formularëve”, lënë në fuqi me vendimin penal  të datës 31.10.2012 nga Gjykata e Apelit Durrës. Veprimet e mëtejshme proceduriale do të kryhen nga strukturat e Policisë Qarkut Durrës.

Mesnatën e së shtunës, me datë 24 nëntor, në orën 23.50, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave, ose i vizave” dhe ” Fallsifikim i dokumentave” i shtetasit Astrit Dibrani, 24 vjeç, banues në Ternac Skënderaj, Kosove, me  shtetësi  kosovare. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi me date 24 nëntor, rreth orës 20.30, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare Durrës në terminalin e përpunimit të pasagjerëve, duke tentuar të udhëtojë në mënyrë të kundraligjshme për në Itali me tragetin e linjës Durres-Bari, duke paraqitur para autoriteteve një kartë identiteti portugeze dhe një leje drejtimi automjeti portugeze në emër të tij, të cilat dyshohet të jenë tërësisht të fallsifikuara. Nga ana e policisë u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i dokumentacionit personal dhe u kryen veprimet e tjera proceduriale.
Materialet  lidhur me këto raste iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.