Policia kufitare italiane dhe Guardia di Financa kanë arrestuar në portin e Ankonës 5 emigratë të moshave 20 deri në 40-vjeç me kombësi egjiptiane.

Egjiptianët ishin futur brenda kamionit të ngarkuar me materiale ndërtimore që vinte nga Durrësi pa dijenin e shoferit.

Gjatë kontrollit në kufi ajo që policët italian kanë vërenjtur ishte një pjesë e ngritur e mbulesës të kamionit.

Të pestë emigrantë janë shoqëruar në polici dhe ka nisur porcedura  për kthimin e tyre në Egjipt.