Një 20-vjeçar i shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike është vënë në pranga ditën e sotme nga Policia Vlorë.

Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, ka rënë në pranga Shkelzen Zykaj, 20 vjeç, banues në Selenicë.

I riu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Vlorës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotikëve.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.