TIRANË- Ka përfunduar keq tentativa e grabitjes për një 22-vjeçar nga Durrësi. 

I riu ka tentuar të grabisë sot në qendër të Tiranës një kalimtare, duke i tërhequr asaj çantën, por është pikasur dhe arrestuar më pas nga shërbimi i patrullës së policisë. 

Policia sqaron se i riu që tentoi të kryejë vjedhjen është identifikuar si Gerald Kasa, 22 vjeç, për të cilin kanë nisur tashmë hetimet e nevojshme.