Policia ka vënë në pranga ditën e sotme 25-vjeçarin nga Tirana, Gledis Jazaj.

Sipas informacioneve që përcjell policia e Fierit, i riu ishte shpallur në kërkim pak kohë më parë për prodhim të lëndëve narkotike.

Pas shpalljes në kërkim nga autoritetetet e policisë së Fierit, ai ishte fshehur prej disa kohësh.

Materialet i kaluan prokurorisë për procedura të mëtejshme, bazuar në nenin 283 të Kodit Penal.