Tiranë 19, shkurt 2014 – Një 33 vjeçar nga Durrësi, është arrestuar sot nga komisariati nr. 2, i Tiranës. Shtetasi identifikohet si Indrit A. Rusi, atij iu gjet një pistoletë e tipit GLOCK edhe një krehër me 15 fishekë.   Burime nga policia bëjnë me dije se 33 vjeçari ka qenë pjesë e bandës së Durrësit. Forcat e policisë po vazhdojnë ende në zbardhjen e ngjarjes.