Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, shtetasin S. K., 35 vjeç, banues në Xhavzotaj.

AI është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, gjatë tentativës për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.