23 dhjetor 2013- Një 50 vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet italiane, pasi akuzohet për ngacmim seksual të një 4 vjeçareje. Shqiptari ka qenë i dehur kur ka marrë në krahë një vogëlushe dhe e ka puthur. Burimet shtojnë se 4 vjeçarja ka qenë e shoqëruar nga babai, i cili menjëherë ka njoftuar autoritetet lokale. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, është arrestuar fillimisht për aktin "ngacmim seksual i një të miture" dhe më pas është liruar nga vetë autoritetet italiane. 50 vjeçari është lënë i lirë pasi prokurori i çështjes, nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për të bërë arrestimin e 50 vjeçarit. Lidhur me këtë çështje, mediat italiane shkruajnë se mund të mos ketë qenë një ngacmim seksual i qëllimshëm, duke marrë parasysh faktin se shqiptari ishte në gjendje të dehur. Ky akt ka ndodhur dje rreth orës 17:00 të pasdites, teksa vogëlushja 4 vjeçare ra pre e vëmëndjes së shqiptarit të dehur 50 vjeçar.
Arrestohet 50 vjeçari shqiptar në Itali: Përqafoi dhe puthi një 4 vjeçare
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Rikthehet Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar
Irani i përgjigjet SHBA-së pas sulmit me viktima, godet me dronë e raketa baza amerikane në Bahrein, Jordani dhe Irak
SHBA godet Iranin, 4 viktima dhe mbi 50 të plagosur, po merrnin pjesë në një ceremoni martesore
Mars-korrik, shqiptarët shpenzuan 80 mln euro më shumë për të blerë naftë, për konsum të njëjtë





