Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar, rezident në Itali, nën akuzën e prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake dhe municioneve.

Juxhin Kulla, u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me pistoletë të cilën e mbante me vete pa leje.
arrestimi i tij u bë pak pas mesnatës, rreth orës 00:30, në rrugën “Qemal Stafa” në kryeqytet.

Policia sekuestroi pistoletën dhe një krehër me dy fishekë (në foto).