Policia ka arrestuar ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici nën akuzën për korrupsion.
Burime bëjnë me dije se GJKKO ka caktuar masë arresti për Gjicin. Ndërkohë vajza e përfshirë në videoskandal Alma K. është lënë në arrest shtëpie.
Gjithçka nisi në daten 16 qershor kur u publikua një video në të cilën Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij me një vajzë. Një ditë më pas, materiali do të dilte edhe më i plotë kur ai bisedonte dhe për t’i dhënë një tender të sterilizimit dhe grumbullimit të qenve të rrugës.
Gjatë kësaj kohe prokuroria ka marrë në pyetje vajzën, por edhe persona të tjerë që mund të kishin lidhje me ngjarjen duke zhvilluar hetime edhe për të gjetur se cili ishte person ii tretë që e ka poseduar materialin apo nëse kemi pasur të bëjmë me një shantazh.





