Efektivët e policisë së Durrësit kanë vënë në pranga një kambist që operonte në qytet, pasi nuk ishte i licencuar për ushtrimin e kësaj veprimtarie sipas legjislacionit në fuqi.

I arrestuari është Bardhyl Shkurta, 53 vjeç, banues në Durrës, i cili u kap në flagrancë në lagjen nr. 11 duke thyer valutë.

Sipas informacioneve nga policia, arrestimi i tij erdhi pas lëshimit të urdhrit nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Gjithashtu, kambistit 53-vjeçar iu sekuestruan një shumë e konsiderueshme parash, 100 paund dhe 36 000 lekë të rinj.

Ndaj tij rëndon akuza e “Ushtrimit pa licencë e veprimtarive financiare”.