GJIROKASTER-Një vajzë 28-vjeçare është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohet për kallëzim të rremë dhe falsifikim dokumentesh. Brunilda Goga, lindur dhe banuese në Berat është ndaluar mbrëmjen e djeshme nga policia e Gjirokastrës.

Ajo ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata e Gjirokastrës e ka dënuar me një vit burg për veprën penale të “Kallëzimit të rremë dhe fallsifikim të vulave, stampave, formularëve dhe pasaportave”. Vendimi i gjykatës është dhënë më datën 12 nëntor 2012. Goga, në vitin 2008 ka bërë kallëzim të rremë kundrejt një qytetari nga Delvina për trafikim të saj në shtetin grek nga ky shtetas për prostitucion.

Ndërsa falsifikimi i dokumenteve është bërë për të kaluar në shtetin grek.