Shoferi i autobusit të linjës së Laprakës është arrestuar në flagrancë pasi u kap nga policia në gjendje të dehur.

Gjatë kryerjes së testit me aparatin alkool-testues, 57 vjeçari G. T., banues në Tiranë, rezultoi se drejtonte autobusin në gjendje të dehur. Sipas policisë, kontrollet janë shtuar në automjetet e transportit publik, për shkak të rëndësisë që paraqet ky sektor.

Kujtojmë, se vetëm disa javë më parë urbani i linjës së Unazës në kryeqytet u bë shkak për një aksident të shumëfishtë, ku 9 persona mbetën të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës vijojnë kontrollet me shërbime të shtuara në terren dhe me mjete inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Kontrolle të përditshme, edhe ndaj drejtuesve të automjeteve të transportit publik, për shkak të rëndësisë që paraqet ky sektor.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 57 vjeç, banues në Tiranë, sepse pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se drejtonte autobusin e linjës së Laprakës, në gjendje të dehur.