TIRANË- Një taksist është vënë në pranga pasi akuzohet si shpërndarës kokaine në Tiranë. 

Policia e kryeqytetit arrestoi në flagrancë shtetasin Paulin Deda, 42 vjeç, me profesion taksist. Taksisti punonte në zonën e ish-Bllokut në Tiranë dhe dyshohet se së bashku me profesionin e liçencuar të taksistit ai shpërndante dhe kokainë në lokalet e Bllokut. 

42-vjeçarit iu kap një sasi droge në mjetin me të cilin punonte.