VLORE- Policia e Vlorës ka vënë sot në pranga shtetasin Cerqas Seferaj, i dyshuar për vrasjen e 51-vjecarit Nuri Seferi, ngjarje kjo e ndodhur dje në fshatin Gjon të Vlorës. 

Viktima është konfliktuar me dy të afërm të tij, për shkak të një kullote, ndërkohë që në debate e sipër Cerqas Seferaj ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar 51-vjecarin në këmbë. 

I plagosuri është nisur menjëherë drejt spitalit rajonal, por për shkak të hemorragjisë së madhe ka humbur jetën rrugës për në spital.