Vijojnë tensionet para Kuvendit, ku qindra qytetarë protestojnë për dorëheqjen e qeverisë.
Përshkallëzimi erdhi në momentin që Kuvendi mbylli punimet dhe deputetët nisën të dilnin.

Qytetarët bllokuan daljet kryesore me thirrjet “parlamenti i krimit”, “Arresto Ballukun”, “Arrestoni Ramën”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama jepe dorëheqjen”.

Policia u përpoq të largonte me dhunë protestuesit, por ata iu përgjigjën duke u ulur këmbëkryq në mes të rrugës.

Policia dhe FNSH krijuan një kordon para tyre dhe më tej qëndronte autoboti i ujit.






