Angli, 9 maj 2014 – Me asnjë rëndësi të duelit kundër Norëichit të dielën, futbollistët e Arsenalit pa ndonjë ngarkesë u paraqitën në ngjarjen vjetore të bamirësisë. Gjiganti londinez sërish ka siguruar pozitën e katërt në Premierligë, duke fituar duelin e javëve të fundit me Evertonin.

E derisa kanë një finale në FA Cup për të luajtur, me shpresë të përfundojnë pritjen e gjatë për trofeun e parë nga viti 2005, futbollistët e Arsenalit janë relaksuar në ballon e fondacionit të klubit.

E udhëhequr nga Dara O’Brien, ngjarja vjetore dukej se shkoi sipas planit. Argëtuesit përfshirë Rudimental, u ndihmuan nga mesfushori Aaron Ramsey e qendërmbrojtësi Thomas Vermaelen që nuk lanë pa i futur duart në pajisjet e DJ-it.

Arsene Wenger po ashtu mbajti një fjalim, sërish duke konfirmuar dëshirën e tij për të mbetur në klub sezonin e ardhshëm. Strategu francez ende nuk e ka nënshkruar kontratën e re, por besohet se është pranë marrëveshjes së re dyvjeçare. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/