Arsenali ka bërë ofertë zyrtare prej 90 milionë eurosh për mesfushorin e Newcastle United, Bruno Guimaraes, në një përpjekje për të përforcuar mesfushën për sezonin e ri.
Sipas gazetarit Nicolo Schira, mesfushori brazilian ka arritur tashmë marrëveshje personale me “Topçinjtë” për një kontratë afatgjatë deri në vitin 2031. Guimaraes thuhet se dëshiron transferimin në “Emirates”, ndërsa tashmë pritet vetëm përgjigjja e Newcastle.
Në kampin e Arsenalit ka optimizëm se marrëveshja mund të finalizohet në ditët e ardhshme, pavarësisht rezistencës së mundshme nga klubi anglez.
Transferimi i Guimaraes do t’i jepte Arsenalit një tjetër mesfushor të nivelit të lartë dhe do të forconte ndjeshëm skuadrën në objektivat për titullin e Premier League dhe suksesin në Ligën e Kampionëve.
Braziliani iu bashkua Newcastle në janar të vitit 2022 nga Lyoni, për një shumë të raportuar rreth 50 milionë euro.





