Bashkëshortja e Prokurorit të Përgjithshëm e cila punonte në një institucion publik ka dhënë dorëheqjen dhe bashkë me fëmijët që janë regjistruar në shkollë, janë larguar për të jetuar në Gjermani. Një veprim i tillë ka ardhur pasi kreu i Prokurorisë, Adriatik Llalla, ka marrë kërcënime.

Rovena Gashi, prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme në emisionin “Opinion” ka deklaruar se ndaj Adriatik Llallës nuk ka ndonjë kërcënim dhe se kryeprokurori vazhdon punën normalisht.

Ndërsa Artan Hoxha u shpreh se Llalla nuk ka vënë në dijeni të kërcënimit asnjë autoritet të vendit.

Të njëjtët persona që kanë kërcënuar kryeprokurorin, aludohet se kanë kërcënuar dhe kreun e opozitës. Se i njëjti grup është”, u shpreh Hoxha.

Gazetari i kronikës theksoi më tej se janë tetë veta që ruajnë sigurinë e kryeprokurorit.

Hoxha më tej u shpreh se, Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë informacion lidhur me kërcënimin ndaj Lallës dhe se drejtori i Policisë, Haki Çako i ka telefonuar vetëm pas publikimit të lajmit.