3 tetor 2015 – Në shkollën artistike të Durrësit që nga krijimi i saj afro 60 vjet më parë janë përgatitur qindra nxënës, shumë prej të cilëve janë bërë më pas emra të njohur të artit e kulturës shqiptare, brenda dhe jashtë vendit.
Fillimisht me një cikël vetëm 7-vjeçar dhe me emrin “Dalip Tabaku”, e më pas me statusin e shkollës së mesme artistike “Mujo Ulqinaku” dhe tashmë “Jan Kukuzeli”, shkolla ka qenë dhe vazhdon të jetë institucioni më i rëndësishëm i formimit të muzikantëve dhe mësuesve. Në shkollën e mesme artistike të Durrësit janë përgatitur gjithashtu artistë të njohur të daltës dhe të penelit, piktorë dhe skulptorë, si dhe dizajner.
Në vazhdim një listë me emrat e ish-nxënësve dhe mësuesve, të cilët përveç muzikës apo arteve që kanë zgjedhur në edukimin e tyre fillestar, kanë edhe lidhje të afërta familjare. Ata janë vëllezër, motra, apo të dyja bashkë, jo pak herë më shumë se sa dy me të njëjtin mbiemër, shpesh prindër dhe fëmijë, ndonjëherë edhe bashkëshortë, dhe në të njëjtën kohë apo në periudha të ndryshme kanë qenë mësues e nxënës në të njëjtën shkollë me emrin “Jan Kukuzeli”. Shumica e tyre janë instrumentistë të veglave me korda, violinistë, violistë, violonçelistë, apo ka pianistë, e më tej edhe instrumentistë të frymës. Gjatë karrierës së tyre si mësues ndokush ka kryer edhe detyrën e drejtorit të shkollës, çka i jep një dimension të veçantë veprimtarisë së tyre për edukimin e brezave të rinj të artistëve.
Bashkëqytetarë me kontribute në kulturën e Durrësit, e më gjerë, ata i ka bashkuar pasioni për muzikën, artet pamore dhe kulturën në përgjithësi.
Kjo listë, me gjithë mangësitë që mund të ketë, synon të jetë një shenjë nderimi për punën e tyre dhe një homazh për ata që nuk janë më mes nesh.
Lista:
Altin e Jonida Tafilaj
Pandush e Pirro Gjezi
Saimir e Nevila Kalaja
Vaso e Galina Papa
Afërdita dhe Ermal Sinamati
Mira e Keti Ikonomi
Rediana e Florian Vlashi
Klara e Doris Noçka
Linda e Arben Tyrku
Xheni e Petrika Afezolli
Xhelal e Romina Tafaj
Vjollca Tafaj
Shpresa Tafaj
Sulejman e Pëllumb Lakavaja
Lida e Migen Radoja
Linda e Vullnet Sabahu
Gavril e Yllka Priftuli
Shpresa e Nikolet Vasia
Lavdie e Olen Çezari
Mustafa e Rudens Turku
Kujtim e Anila Turkeshi
Katerina e Albert Kume
Fatbardha e Albert Guri
Marjana e Gazmend Ibrahimi
Brikena e Pirro Sota
Violeta e Denjolka Kuraja
Kamela dhe Et’hem Haxholli
Familja Caku
Vladimiri, Irena, Gesi e Frederik Caku
Familja Mema
Vasili, Orgesi e Ilda
Familja Hoxha
Panajota, Aida e Jorida Hoxha
/portali DurresLajm/





