Çifti i njohur George dhe Amal Clooney, kanë zbuluar rregullin që vendosën që prej fillimeve të jetesës së tyre së bashku i cili vazhdon të jetë pjesë e marrëdhënies së çiftit edhe në 12 përvjetorin e tyre.
Pas martesës çifti kishin vendosur që angazhimet profesionale dhe distanca të mos bëheshin pengesë për marrëdhënien e tyre në mënyrë që martesa mos të sillte ndryshime për të dy.
“Asgjë nuk ishte e vështirë. E vetmja gjë me të cilën duhet të përshtatemi janë oraret tona. Marrëveshja jonë është që nuk mund të qëndrojmë larg njëri-tjetrit për më shumë se një javë. Deri tani po funksionon mjaft mirë”, kishte treguar aktori, pohoi në një intervistë George Clooney.
Tashmë George dhe Amal Clooney jetojnë në Francë së bashku me dy fëmijët e tyre edhe pse ata gëzojnë shumë banesa në vende të ndryshme të botës.





