Policia e Vlorës ka asgjësuar 4930 bimë narkotike që ishin kultivuar në një parcelë me misër, në fshatin Bishan.

Në afërsi të parcelës u zbulua një magazinë e përshtatur për tharjen e bimëve narkotike, ndërsa në pranga ranë 3 autorët e dyshuar, shtetasit Skënder Llanaj, Danielo Llanaj dhe Bujar Hoxhaj.

Sakaq, janë proceduar penalisht kryeplaku i fshatit Bishan dhe 3 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Vlorë.