Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e martë në Kryesinë e Kuvendit grupin parlamentar të Partisë Socialiste, pjesë e së cilës do të jetë ai vetë si edhe ministrat e kabinetit.

Mësohet se është kërkuar që asnjë të mos mungojë, ndërsa mbledhja  konsiderohet shume e rëndësishme për zhvillimet e brendshme partiake qe lidhen me rienergjizimin e partisë.

Kjo mbledhje duket se ka edhe një rëndësi të veçantë edhe sa i përket zhvillimeve të politikës në tërësi.