5 dhjetor 2015 – Deputeti demokrat Astrit Patozi ka rrëfyer në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskajt, se më parë ka këmbyer mesazhe me kryeministrin Rama, por kanë qenë thjesht mesazhe urimi.
“Kryeministri Rama më ka uruar për ditëlindjen time, në telefon dhe unë më vonë i ktheva reston në një farë mënyre, duke i uruar lindjen e djalit. Unë nuk do ta kisha bërë, që ta uroja për djalin, kështu që është meritë e tij”, tha deputeti demokrat.
Më pas Patozi është shprehur se ai ruan vlerësime pozitive vetëm për një ministre të kabinetit Rama dhe ajo është Eglantina Gjermeni. “Kam menduar mirë për të. Më është dukur më normalja”, shpjegon Patozi.
/portali DurresLajm/





